Mostra 9 12 18 24

Zizzone

22,90 €

Formaggio fresco a pasta filata / Produzione artigianale

1 kg

Lo Zizzone dell'Azienda Agricola Caseificio Santa Rita è un formaggio fresco a pasta filata, realizzato artigianalmente nel caseificio di Spixana (Spezzano Albanese), in Calabria. Dalla forma generosa e dalla consistenza morbida, è un prodotto che esprime la semplicità della tradizione casearia e il legame dell'azienda con una lavorazione portata avanti di generazione in generazione dal 1950. Un formaggio pensato per essere portato al centro della tavola e condiviso, capace di raccontare attraverso la sua freschezza il lavoro quotidiano del Caseificio Santa Rita e la sua attenzione per la produzione artigianale.

Caseificio Santa Rita

Dove nasce

Il Caseificio Santa Rita nasce a Spezzano Albanese (Spixana in arbëresh), una delle comunità arbëreshe della Calabria, in provincia di Cosenza, nel cuore della Sibaritide.

È qui, in un territorio dove agricoltura e allevamento fanno ancora parte della vita quotidiana, che dal 1950 questa famiglia porta avanti la propria attività e il proprio legame con la terra.

La famiglia

Dietro il Caseificio Santa Rita c’è prima di tutto una storia di famiglia.

Tutto ha inizio con nonno Giuseppe, continua con suo figlio Raffaele e arriva oggi alla terza generazione, con Francesca e suo marito Gino, che insieme alla loro famiglia continuano a dedicarsi all’allevamento e alla produzione casearia.

Con il passare degli anni non sono stati tramandati soltanto gli allevamenti, ma anche un mestiere fatto di esperienza, gesti quotidiani, sacrificio e conoscenze apprese di generazione in generazione.

La storia

Dal 1950 a oggi, il Caseificio Santa Rita è cresciuto senza perdere il legame con le proprie origini.

Tre generazioni hanno custodito e portato avanti un sapere che nasce dalla terra e dagli animali, trasformandolo ogni giorno in formaggi e prodotti caseari che raccontano una storia semplice e autentica.

Una storia che continua proprio perché qualcuno ha scelto di restare, lavorare e dare valore a ciò che la famiglia aveva costruito prima di lui.

Come lavora

Uno degli aspetti che più ci ha colpito è che il latte utilizzato proviene dal bestiame dell’azienda.

Mucche, pecore e capre vengono allevate direttamente dalla famiglia, che segue così il prodotto fin dalla sua origine.

Ed è forse proprio questo il valore più bello: sapere da dove arriva ciò che portiamo in tavola e ritrovare, in ogni prodotto, il lavoro quotidiano di una famiglia e un sapere tramandato nel tempo.
Il rapporto con l’Arbëria oggi
Per noi di Made in Arbëria, scegliere il Caseificio Santa Rita significa raccontare qualcosa che va oltre un prodotto.

Significa dare spazio a una famiglia arbëreshe che continua a lavorare nel proprio territorio, mantenendo vivo un mestiere che attraversa tre generazioni.

Perché l’Arbëria di oggi vive anche attraverso queste realtà: famiglie che continuano a produrre, allevare e costruire il proprio futuro nei luoghi in cui tutto è iniziato.

Bulmetorja Santa Rita

Ku lind

Bulmetorja Santa Rita ndodhet në Spezzano Albanese (Spixana në arbërisht), një nga komunitetet arbëreshe të Kalabrisë, në provincën e Cosenza-s, në territorin e Sibaritide-s.

Pikërisht këtu, në një territor ku bujqësia dhe blegtoria vazhdojnë të jenë pjesë e jetës së përditshme, kjo familje zhvillon aktivitetin e saj që prej vitit 1950, duke ruajtur një lidhje të fortë me tokën dhe traditat e saj.

Familja

Pas Bulmetores Santa Rita qëndron, mbi të gjitha, një histori familjare.

Gjithçka filloi me gjyshin Giuseppe, vazhdoi me djalin e tij Raffaele dhe sot ka arritur në brezin e tretë, me Francesca-n dhe bashkëshortin e saj Gino, të cilët së bashku me familjen vazhdojnë traditën e blegtorisë dhe të prodhimit të djathit.

Nga një brez tek tjetri nuk janë trashëguar vetëm fermat dhe bagëtitë, por edhe një zanat i ndërtuar mbi përvojën, punën e përditshme, sakrificat dhe njohuritë e përcjella ndër vite.

Historia

Nga viti 1950 deri më sot, Bulmetorja Santa Rita është rritur pa humbur lidhjen me origjinën e saj.

Tre breza kanë ruajtur dhe përcjellë një dije që lind nga toka dhe nga kujdesi për kafshët, duke e shndërruar çdo ditë në djathëra dhe produkte bulmeti që mbartin një histori të thjeshtë dhe autentike.

Një histori që vazhdon sepse çdo brez ka zgjedhur të punojë dhe t’i japë vlerë asaj që familja ka ndërtuar ndër vite.

Si punon

Një nga aspektet që na ka bërë më shumë përshtypje është fakti se qumështi i përdorur për prodhimin e djathërave vjen nga bagëtitë e vetë fermës.

Lopët, delet dhe dhitë rriten drejtpërdrejt nga Gino, Francesca dhe familja e tyre, duke ndjekur kështu produktin që nga origjina e tij.

Dhe ndoshta pikërisht këtu qëndron një nga vlerat më të bukura: të dish se nga vjen ajo që vendosim në tryezë dhe të gjesh në çdo produkt punën e përditshme të një familjeje dhe një dije të trashëguar brez pas brezi.

Lidhja me Arbërinë sot

Për ne të Made in Arbëria, zgjedhja e Bulmetores Santa Rita do të thotë të tregojmë një histori që shkon përtej një produkti.

Do të thotë t’i japim hapësirë një familjeje arbëreshe që vazhdon të punojë në territorin e saj, duke mbajtur gjallë një zanat që tashmë ka kaluar nëpër tre breza.

Sepse Arbëria e sotme jeton edhe përmes këtyre realiteteve: familjeve që vazhdojnë të prodhojnë, të merren me blegtori dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendet ku gjithçka ka filluar.

Santa Rita Dairy

Where it began

Santa Rita Dairy is based in Spezzano Albanese (Spixana in Arbëresh), one of Calabria’s Arbëresh communities, in the province of Cosenza, in the Sibaritide area.

Here, in a land where farming and livestock breeding are still part of everyday life, this family has carried on its work since 1950, maintaining a strong connection with the land and its traditions.

The family

Behind Santa Rita Dairy, first and foremost, there is a family story.

It began with grandfather Giuseppe, continued with his son Raffaele, and has now reached the third generation, with Francesca and her husband Gino, who continue the family’s livestock farming and cheesemaking tradition together with their family.

From one generation to the next, they have inherited much more than the farm and its livestock. They have inherited a craft built on experience, daily work, sacrifice and knowledge passed down over the years.

The story

From 1950 to the present day, Santa Rita Dairy has grown without losing its connection to its origins.

Three generations have preserved and passed on knowledge rooted in the land and in caring for their animals, transforming it every day into cheeses and dairy products that tell a simple and authentic story.

A story that continues because each generation has chosen to work and give new value to what the family has built over the years.

How they work

One of the things that impressed us most is that the milk used to make their cheeses comes from the farm’s own livestock.

The cows, sheep and goats are raised directly by Gino, Francesca and their family, allowing them to follow the product from its very origin.

And perhaps this is one of its greatest values: knowing where the food we bring to our table comes from and finding, in every product, the daily work of a family and knowledge passed down from generation to generation.

Their relationship with Arbëria today

For us at Made in Arbëria, choosing Santa Rita Dairy means telling a story that goes beyond the product itself.

It means giving space to an Arbëresh family that continues to work in its own territory, keeping alive a craft that has now been passed down through three generations.

Because today’s Arbëria also lives through families like this: families who continue to produce, raise animals and build their future in the same places where their story began.